I sekuestruan celularin gjatë hetimeve për dosjen “Veliaj”, Ajola Xoxa seancë në GJKKO

1 Min Read

TIRANË – Mbahet sot në Gjykatën e Posaçme seancë për kthimin e celularit të sekuestruar të bashkëshortes së kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxës.

Telefoni Xoxës u sekuestrua nga SPAK nga hetimet e dosjes “Veliaj”, ku rezultonte se Xoxa ishte e përfshirë në skema abuzimesh me fondet publike.

Prokuroria e Posaçme e akuzon Xoxën për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Xoxa është lënë në masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje”. Fillimisht ndaj saj u vendos masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa pas seancës së vlerësimit të masës, GJKKO vendosi “detyrim paraqitje”.

Share This Article
Leave a Comment