“I hap shumë probleme!”/ Gazetari: Dosja për pasurinë, shumë më e rëndë për Veliajn edhe sesa inceneratori…

1 Min Read

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri është shprehur se dosja në ngarkim të kryebashkiakut Erion Veliaj, që thotë se kanalizoi te OJF-të e bashkëshortes paratë e dhëna nga klientët e bashkisë, është më e rëndë se akuzat që mund t’i ngriheshin nga SPAK-u për inceneratorin e Tiranës.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, gazetari tha se në rastin më të mirë, do t’i ngrinin akuzë për shpërdorim detyre, që ka marrë përsipër kompetencat e këshillit bashkiak, por do ta kishin shumë të vështirë të vërtetonin korrupsionin.

“SPAK ndoshta kaq ka mundur dhe kaq ka dashur. Këtë tezë e ka përdorur edhe opozita, që është dosje e lehtë. Mendoj të kundërtën. Në raportin personal të zotit Veliaj, kjo dosje i hap shumë më tepër probleme se inceneratori. Në rastin më të mirë, do t’i ngrinin akuzë për shpërdorim detyre, që ke marrë përsipër kompetencat e këshillit bashkiak, do ta kishin shumë të vështirë të vërtetonin korrupsionin. Kurse me këtë dosje, akuzat që SPAK ka ngritur prokurori, është shumë më e vështirë dhe më e rëndë në raportin e zotit Veliaj me drejtësinë”– tha Tomorri.

Share This Article
Leave a Comment