Ftesa nga Sylvinho mungon, fqinjët kontaktojnë 22-vjeçarin para kualifikueseve të Botërorit |

2 Min Read

Arda Kurtulan është ftuar nga Maqedonia e Veriut, për të qenë pjesë e kualifikueseve të Botërorit. Kjo është prapaskena e zbuluar në Turqi për lojtarin e talentuar, që deri në vitin e kaluar dha kontributin e tij te Shqipëria U-21.

Kurtulan është pjesë e Adana Demirspor në Turqi. Gjatë këtij sezoni ka asituar katër gola në Superligë, ndërsa ka shënuar një tjetër në Kupë.

Forma e lojtarit që aktualisht po aktivizohet si mbrojtës i djathtë, ka tërhequr vëmendjen e përfaqësueses maqedonase që njeh kualitetin e 22-vjeçarit nga moshat.

Ftesa nga Silvinjo ndërkohë nuk ka ardhur deri tani, kështu që gjithçka mbetet e hapur.

Arda Kurtulan është një futbollist turk me origjinë shqiptare. Lidhja e tij me Shqipërinë është nga gjyshja e tij e cila ka lindur në Mitrovicë të Kosovës.

“Gjyshi im është nga Maqedonia e Veriut nga Breza, ndërsa gjyshja ime ka lindur në Mitrovicë të Kosovës dhe unë prandaj jam shqiptar dhe vendosa të zgjedh që të luaj për Shqipërinë. Në familjen tonë flitej gjithmonë nga gjyshërit për Shqipërinë dhe për trojet tona që ndodhen në Maqedoninë e Veriut dhe Kosova. Unë jam prekur shumë nga fajlët e gjyshit dhe kam vizituar edhe më parë Maqedoninë apo Kosovën. Tani jam shumë i lumtur që jam në Shqipëri.” deklaronte talente 2 vite më parë.

Share This Article
Leave a Comment