Dëbora zbardh edhe qarkun e Shkodrës, probleme me energjinë elektrike në disa fshatra

1 Min Read

Veç Kukësit dhe Mirditës, edhe Qarku i Shkodrës është përfshirë nga reshjet e dëborës mëngjesin e sotëm.

Disa centimetra dëborë kanë rënë në zonat e thella të Shkodrës, në Kelmend të Malësisë së Madhe, si edhe në qytetet e Pukës dhe Fushë Arrëzit.

Deri më tani qarkullimi i automjeteve vijon normalisht, teksa në zonat malore, qarkullimi duhet të bëhet me goma dimërore.

Si pasojë e motit të keq raportohet për probleme me energjinë elektrike në disa fshatra malorë.

Dëbora “mbërthen” edhe Bulqizën, si paraqitet situata në akset rrugore, problem edhe ngrica

Share This Article
Leave a Comment