Boshatisen shkollat nga frika e meningjitit, a ka vend për alarm?

2 Min Read

“Kërkojmë dizinfektimin e shkollës kaq. Ndjehemi të rrezikuar sepse fëmija e merr dhe e sjell në shtëpi. Marrim vesh që një vaksinë kushtoka 400 mijë lekë ”, tha një prind.

“Fëmijët ndër vete kanë frikë. Djali më thotë që ka frikë të shkojë në shkollë”, shtoi një tjetër.

Nga ana tjetër, në vendin tonë nuk bëhen vaksina për meningjit. Në DRAP Durrës, punonjësi Urim Shehu thotë se prindërit nuk po i çojnë fëmijët në shkollë nga frika, por sipas tij nuk ka vend për panik.

“Ne jemi vënë në dijeni nga ana e shkollës për një mungesë të madhe të nxënësve gjatë procesit mësimor për shkak të rastit të meningjitit, i cili ka shkaktuar problematikë dhe shqetësim të madh tek prindërit dhe fëmijët. Për këtë arsye shumë prindër nuk i kanë çuar fëmijët e tyre në shkollë. Institucionet e shëndetit publik janë paraqitur në ambientet e shkollës dhe kanë konstatuar që situata nuk është alarmante. Sipas tyre është një rast i izoluar. Nuk kemi marrë një udhëzim që do të mbyllet shkolla. Sa i përket dezinfektimit të shkollës ky është një protokoll që ndiqet nga institucionet e shëndetit publik dhe nuk është një përgjegjësi direkte e Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniversitar Durrës”, tha Urim Shehu.

Share This Article
Leave a Comment