Rama: Populli besimin e tregon me votë. Dhe që kur erdha unë në këtë detyrë ma ka dhënë besimin 9 herë dhe të siguroj që do ma japë prap në 11 maj. E kam këtë bindje sepse ky popull nuk mendon se unë duhet të jap dorëheqjen sepse udhëhoqa pavarësimin e drejtësisë dhe i hapa rrugën goditjeve në nivele të larta gjë që nuk kishte ndodhur kurrë që nga viti 1912. Dolën të gjithë hajdutë thua ti. Nuk janë gjërat kështu dhe duhet ti sqarojmë. E para në 3 mandate unë kam pasur 60 ministra dhe deri tani 2 ministra të mandatit të parë janë dënuar, 1 tjetër është në paraburgim, dhe një tjetër ka marrë arratinë për ti shpëtuar drejtësisë, Këto janë pasqyrë e një vullneti të hekurt politik për të mos penguar drejtësinë të bëjë punën e saj të pavarur. Me ligj dhe me zakonin e vjetër shqiptarë hajdut quhet dikush që dënohet me prova, jo dikush që linçohet me gurë pa prova.