Alex Soros riposton fotografinë me Ramën: Po e rikthej pas kërkesave të shumta

1 Min Read

Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, ka ripublikuar një fotografi me kryeministrin shqiptar, Edi Rama, për shkak të kërkesave të shumta nga ndjekësit. Ai theksoi se po e bëntë këtë rikthim pas kërkesave popullore dhe e ka taguar kryeministrin në postimin e tij. Megjithatë, fotografia ende nuk është shfaqur në profilin e Edi Ramës.f3611c33-bccd-4cd6-aeef-81fa0be35886

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, kishte ngritur dyshime më parë, duke publikuar një video që tregonte se Edi Rama kishte hequr fotografitë me Alex Soros nga profili i tij. Po ashtu, Berisha ka paralajmëruar miratimin e një ligji që do të ndalonte organizatën e Soros nga operimi në Shqipëri.

Share This Article
Leave a Comment