Aksident i rëndë në Roskovec, dy makina përplasen dhe marrin para tufën me dele, vdes çobani

1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Suk 1 në Roskovec.

Sipas informacioneve paraprake aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor rural Marinzë- Suk 1, ku dy automjete tip “ Benz” janë përplasur me njëra- tjetrën dhe si pasojë  e goditjes së fortë janë dëmtuar mbi 30 krerë dele.

https://streamable.com/o/jaa513#?secret=8oIxI0iEBB

Fatkeqësisht çobani ka ndërruar jetë. Të lënduar kanë mbetur edhe dy drejtuesit e automjeteve.

Ndërkohë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor  i cili po kryen të gjitha veprimet procedurale për të zbardhur shkaqet e aksidentit në fjalë.

Share This Article
Leave a Comment