A i fshiu kryeministri fotografitë me Aleksin? Soros publikon foto krah Ramës

1 Min Read

Gjatë ditëve të fundit ishte aluduar se pas rikthimit të Donald Trump në pushtet, ishte prishur marrëdhënia mes Edi Ramës dhe Alex Sorosin, madje Sali Berisha deklaroi se kryeministri i kishte fshirë nga rrjetet sociale të gjitha fotot me djalin e multimiliarderit George Soros.

Por duket se tashmë nuk ka më dilema. Teksa ndodhen të dy në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ata janë takuar sërish bashkë dhe këtë gjë e ka bërë me dije vetë Alex Soros duke publikuar një foto me Ramën në Instagram.

Alex Soros njihet për miqësinë me Edi Ramën dhe kryebashkiakun Erion Veliaj, ku viziton shpesh dhe Tiranën për t’i takuar ata dhe këtë gjë e bën me dije vetë ai përmes fotove të postuara në rrjet. Shpesh herë ai e konsideron Ramën dhe si “vëlla”.

Share This Article
Leave a Comment