Tragjedi ajrore në SHBA/ Avioni rrëzohet sapo ngrihet nga pista e aeroportit, raportohen viktima

1 Min Read

Të paktën dy persona kanë humbur jetën pasi një avion i vogël u rrëzua menjëherë pas ngritjes nga pista e aeroportit të Gjeorgjisë, në SHBA.

Daily Mail raporton se aksidenti ajror u regjistrua mbrëmjen e së shtunës.

Zyrtarët e aeroportit thanë se për arsye ende të paditura kontakti me avionin u ndërpre menjëherë pas ngritjes nga pista.

Ndërkohë, mësohet se avioni ra në një zonë të pyllëzuar.

Autoritetet përkatëse po punojnë për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment