Superliga/ Laçi fiton thellë ndaj Teutës, ngjitet në klasifikim |

1 Min Read

Laçi ka mposhtur Teutën me rezultatin e pastër 3-0.

Sfida u zhbllokua në minutën e 26-të nga Paulo Zhunior. Në pjesën e parë pati disa raste të mira nga Kurti për vendasit dhe nga Peposhi për durrsakët.

Në pjesën e dytë, braziliani Melo realizoi dygolësh ekzaktësisht në minutat e 66’ dhe 88’.

Kështu Laçi merr fitoren e dytë radhazi dhe ngjitet në vendin e 5-të me 30 pikë.

Situatë jo e mirë për durrsakët momentalisht që pozicionohen në vendin e tetë, me një pikë më shumë se Tirana dhe katër pikë më shumë se Skënderbeu. Këto të fundit përballen pas pak.

Share This Article
Leave a Comment