Ai deklaroi në një studio televizive se me një sistem të tillë zgjedhor, PD mund të fitonte përballë Edi Ramës.
“Personalisht do kisha preferuar sistemin që kemi patur, sistemin mazhoritar të përzierë me proporcionalin. Pra sistemi që ne kishim para vitit 2008 është sistemi më i mirë që i duhet këtij vendi. Por megjithatë jemi këtu ku jemi dhe jemi të detyruar të lëvizim brenda rregullave të lojës që janë vendosur”, u shpreh Ristani në “Off the Record” me Andrea Dangllin .
“PD ka patur një kalvar të gjatë që ka kaluar në këtë lloj situate që është krijuar në vend. Para zgjedhjeve të 2021 u hoqën edhe koalicionet nga Kodi Zgjedhor, e cila dëmtoi shumë performancën e opozitës në krahasim me pushtetin. Sikur të mos ishte bërë ajo lëvizje, PD edhe në 2021 mund të ishte në pushtet. Vetëm me atë lëvizje, LSI në atë kohë humbi 6 mandate. Ata e ndryshuan Kodin Zgjedhor me fuqinë e kartonit, në mënyrë të njëanshme dhe duke dalë kundër partnerëve ndërkombëtarë, i hoqën koalicionet dhe vetëm ajo ua solli fitoren. LSI ka marrë rreth 100 mijë vota dhe ka marrë vetëm 4 mandate”, tha Ristani