Shkrumb e hi, çfarë la pas zjarri në hotelin luksoz në Brezovicë/ FOTO |

1 Min Read

Flakët përfshinë ditën e djeshme një hotel në Brezovicë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Sipas informacioneve të bëra me dije më herët nga Policia e Kosovës, u njoftua se ngjarja ndodhi mëngjesin e së shtunës, rreth orës 10:15. Zjarri përfshiu hotelin, por fatmirësisht të gjithë turistët që ndodheshin brenda arritën të dalin dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Ekipet e zjarrfikësve punuan me orë të tëra për neutralizimin e flakëve, ndërkohë pamjet qe vijnë nga vendi i ngjarjes janë të trishta.

Teksa flakët fatmirësisht u vendosën në kontroll nga zjarrfikësit, dëmet janë të konsiderueshme dhe hoteli është bërë “shkrumb e hi”.

Deri më tani nuk ka një reagim zyrtar lidhur me shkakun e zjarrit, teksa hetuesit janë duke punuar dhe priten më tepër informacione në vijim.

Share This Article
Leave a Comment