Partia e Lirisë ka zhvilluar takime me shqiptarët në Milano. Zv.presidentja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho në rrejtin social shprehet se shqiptarët treguan një entuziazëm të papërshkrueshëm, si dhe mezi po prisnin ndryshimin e situatës në Shqipëri.
“Eksodi i madh i viteve ’90 është përsëritur në mënyrë dramatike gjatë 8 viteve të fundit. Rreth 1 milion shqiptarë kanë lënë vendin e tyre për shkak të keqqeverisjes dhe mungesës së shpresës se Shqipëria mund të bëhej vendi ku ata mund të rrisnin fëmijët. Ikja e trurit po e lë Shqipërinë pa profesionistë.
Emigratët që takova në Milano 🇮🇹 kanë lënë pas prindërit, madje shumë prej tyre edhe fëmijët. Me paratë që ata u dërgojnë, mbajnë frymën mijëra prindër pensionistë, mijëra gra e fëmijë.”, shkruan Xhixho.