PD takim me shqiptarët e Italisë: Ndryshimi është i domosdoshëm dhe bashkë do ta bëjmë realitet

1 Min Read

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo ka zhvilluar një takim me shqiptarët e Italisë në Bari, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në këtë takim morën pjesë edhe Jozefina Topalli, Fisnik Qosja, dhe Shkëlqim Hoxha.

Garo në rrjetin e saj social shprehet se dashuria dhe përkushtimi i diasporës për Shqipërinë janë të jashtëzakonshme. Ajo nënvizon që ndryshimi është i domosdoshëm dhe të gjithë bashkë do ta bëjmë realitet.

“Me Jozefina Çoba Topalli, Fisnik Qosja, Shkelqim Hoxha në një takim të mrekullueshëm me diasporën shqiptare në Bari!
Dashuria dhe përkushtimi i diasporës për Shqipërinë janë të jashtëzakonshme. Të gjithë duan një atdhe që ofron mundësi me një të ardhme për t’u krenuar! Ndryshimi është i domosdoshëm dhe bashkë do ta bëjmë realitet! Fitore”, shkruan Garo.

Share This Article
Leave a Comment