Nga Grenelli e Kurti, tek Sekretari i NATO-s dhe tryeza e debatit për raportet e Lindjes së Mesme me Europën – JavaNews.al

1 Min Read

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një album fotografik nga Konferenca e Sigurisë së Mynihut, që është samiti më i rëndësishëm vjetor në këtë fushë.

Rama, nuk ka dhënë ndonjë koment mbi fotot, por thjesht një përshkrim të shkurtër. Në foto, shikohet takimet e kreut të qeverisë shqiptaret me disa nga personazhet politikë më të rëndësishëm botërorë dhe rajonal. Bie në sy takimi me Richard Grenell, Sekretarin e NATO-s, si dhe figura të tjera të njohura europiane e botërore.

Ndërkaq, Rama ka publikuar dy foto me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku shikohet qartë se atmosfera e diskutimit është ndryshe nga tensioni i së kaluarës, përkundrazi palët janë të qeshura dhe relaksuara.

Share This Article
Leave a Comment