Më vjen turp nga politika e Amerikës vitet e fundit, nuk mbrojtën interesat e shqiptarëve, por…

3 Min Read

Në nisje të prezantimit të programit, drejtuesi i fondacionit amerikan ‘Heritage’, Steven Bucci, i cili më herët ka shërbyer edhe si atasheu i parë ushtarak i SHBA në Shqipëri tha se, në Shqipëri ndryshimet do të kenë ndikim pozitiv.

Bucci theksoi se të paktën Amerika nuk do të ketë një vend aleat që po bën gjëra shkatërrimtare për interesin e këtij Shqipërisë, siç ka ndodhur edhe vitet e fundit.

Ai ka sjellë në vëmendje edhe ambasadorët amerikanë që kanë qenë më herët në Shqipëri, ndërsa është shprehur i shqetësuar duke thënë se ‘më ka ardhur turp vitet e fundit dhe kërkoj ndjesë për faktin se u duk që përfaqësuesit e Amerikës ishin më shumë në merak për ta bërë Xhorxh Soros, sesa të mbronin interesat e shqiptarëve apo të Amerikës’.

Pjesë nga fjala

Ajo që është e rëndësishme ta kemi parasysh me presidentin Trump, është se ai u zgjodh për të sjellë ndryshim. Dhe si herën e parë ku premtoi diçka në fushatë, ai bën çdo përpjekje për ta realizuar atë. Këtë herë ai e kupton sistemin amerikan shumë më mirë se herën e parë.. Vitet e fundit unë kam qenë i shqetësuar me rolin e Amerikës këtu në Shqipëri, ambasada amerikane pjesë e së cilës isha dhe unë dhe ndihesha krenar, kjo më ka ardhur turp vitet e fundit dhe kërkoj ndjesë për faktin se u duk që përfaqësuesit e Amerikës ishin më shumë në merak për ta bërë Xhorxh Soros për ta bërë sesa të mbronin interesat e shqiptarëve apo të Amerikës.

Unë nuk mund t’ju premtoj sepse nuk jam pjesë e administratës Trump, por jam i bindur se do të shohim ndryshime në këtë drejtim. Dhe mendoj që këto ndryshime do të kenë ndikim pozitiv. Së paku, nuk do të kemi një vend që është aleat që po bën gjëra shkatërrimtare për interesin e këtij vendi, siç ka ndodhur edhe vitet e fundit. Globalistët, socialistët po e humbasin luftën në botë. Kanë humbur keq në Amerikë, po dalin me humbje edhe në vendet Evropiane dhe njësoj si këtu edhe në vende të tjera, opozita konservatore e cila ka pasur lidhje me socialistët dhe globalistët, do ta shohin këtë ndryshim. Unë ju premtoj se do të bëj gjithçka, edhe fondacioni ‘trashëgimia’ do të bëjë  gjithçka për t’ju ndihmuar, për të riparuar këtë dëm që u është bërë.

 

Share This Article
Leave a Comment