Më 11 maj ta paketojmë kryehajdutin Rama, që vjedh përditë familjet tuaja

5 Min Read

Në takimin e radhës me diasporën në Hamburg, drejtuesi politik për Tiranën në PD, Belind Këlliçi foli mbi gjendjet në të cilën është degraduar Shqipëria si pasojë e keqqeverisjes së Edi Ramës.

Në fjalën e tij, Këlliçi tha se PD është e vetmja parti politike që ka qenë 12 vite në opozitë është sulmuar, i janë bërë padrejtësi dhe tashmë është alternativë fituese.

Ai tha se kjo qeveri ka përzënë 1.1 milionë banorë të Shqipërisë, e si pasojë, më 11 Maj nuk do të ketë votën e tyre.

Këlliçi nuk la pa prekur as çështjen e Veliajt, i cili sot ndodhet pas hekurave të burgut, i arrestuar për korrupsion dhe pastrim parash. Sipas tij, Veliaj e ka kthyer Tiranën në vendin më të shtrenjtë në Europë dhe se, një çift i ri duhet të punojë 64 vjet për të blerë një apartament 100 metra katrorë.

Pjesë nga fjala

Kënaqësi e privilegj që jemi këtu sot, në Hamburg. Jemi me ju, në një sallë ku siç e shihni, nuk ka asnjë patronazhit. Nuk ka asnjë kryetar bashkie që vjen me taksat e qytetarëve të Shqipërisë, nuk ka asnjë hajdut. Nuk ka asnjë deputet që vjedh lekët e qytetarëve. Nuk k asnjë bandit që nën petkun e pushtetit, vjedh familjarët tuaj në Shqipëri. Por ka qytetarë të ndershëm, ka shqiptarë që kanë ikur nga halli, kanë lënë vendin e tyre dhe ka politikanë të përgjegjshëm që punojnë për vendin e tyre, për Shqipërinë.

Rama po ta shihni se që nga momenti kur në Tiranë erdhi Chris LaCivita e ka humbur qetësinë. Ai e di mjaft mirë se ajo që i është bërë PD jo vetëm do të zhbëhet, por do t’i kthehet shumëfish. Ajo padrejtësi që kanë kaluar demokratët nuk e ka kaluar asnjë forcë politike në Evropë. Na u vodh vula, logo, fondet, flamuri jonë. U hoq emri i Berishës nga fleta e votimit, na kapën gjykatësit dhe i detyronin që thonin se ne nuk jemi PD. Më thoni ju kush është ajo forcë politike 12 vite në opozitë, të ketë ambasadën e shtetit më të fortë në botë kundër, t’i bëhen këto padrejtësi dhe jo vetëm të mbijetojë, por sot të jetë alternative fituese. Më gjeni një politikan në botë që është si Sali Berisha. Kur kemi vendosur të mbështesim Dr. Berishën e kemi bërë për dinjitetin tonë dhe për historinë e partisë tonë politike. Kush është ai lider politik që është rrëzuar me armë dhe ka ardhur në pushtet me votë?! Kush është ai lider politik që është shpallur non grata, është kërcënuar dhe sot vjen drejtuesi kryesor i Trump dhe thotë Berisha është partneri ynë prej 34 vitesh dhe kukullat e Sorosit nuk mund të jenë më partnerë të SHBA”,

Më 11 maj, Edi Rama do të paketohet për tek miku i tij i ngushtë Charls McGonigal. E mbani mend, kryeagjenti i FBI që paguhej nga Edi Rama për të sulmuar opozitën në Shqipëri.

A e dini ju që ai që ka harxhuar 860 mijë euro për brekë, për kanatiere, ai që quhet Erion Veliaj, e ka kthyer sot Tiranën qytetin me metrin katror më të shtrenjtë mbase në Europë për të blerë një apartament. A e dini që një çifti të ri i duhen 64 vite punë për të blerë një apartament 100 metër katrorë në Tiranë? E ndërkohë më kollaj mund tja dalë në hamburg, Mynih, Berlin, apo kudo në Europë. Edi Rama po zbaton një plan të mirëmenduar për ta shpopulluar Shqipërinë nga shqiptarët. Edi Rama, çdo ditë që shkon në zyrë, shkon dhe punon kundër interesit të qytetarëve.

 

Share This Article
Leave a Comment