Ishgruaja mori urdhër mbrojtjeje

2 Min Read

Mbaresa e kundërshton testamentin e nënës së ndjerë në të cilin i  ka lënë gjithë pasurinë Festimit. Për këtë arsye, ajo e ka thirrur në “Shihemi në Gjyq” dhe përballja e tyre në studion e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan është mjaft e ashpër.

Festim: Të gjitha janë në emrin tim. Për momentin nuk kam asgjë. Kam ikur për vete në drejtim të paditur.

Eni Çobani: Po në drejtim të paditur s’je se je këtu.

Festim: Ka mundësi ta mbyllësh?

Mbaresa: Nuk e mbyll fare unë!

Eni Çobani: Vazhdo fol ti, lëre këtë, vazhdo fol! Pse s’je te pasuria ti? Prit ta dëgjojmë njëherë Festimin se Festimi s’paska asgjë! Ulu atje o Mbaresa!

Mbaresa: O znj. Eni po më ka plasur shpirti!

Eni Çobani: Më fal, ta kuptojmë tani: je në shtëpinë e mamasë apo s’je?

Festim: Jo, jam në shtëpi me qira!

Eni Çobani: Pse?

Festim: Sepse zonja ka zaptuar shtëpinë!

Mbaresa: Na ka zaptuar shtëpinë Natasha!

Festim: Sot Natasha jeton në truallin tim, në shtëpinë time…

Eni Çobani: Jo, s’është trualli yt, është trualli edhe i Mbaresës, edhe i Agronit.

Festim: Nuk i përjashtoj, por për momentin nuk kam ç’të jap se s’kam për vee.

Mbaresa: Të erdhën tre burra në shtëpi, të kërcënuan!

Festim: Nuk doja të prishja familjen, nuk e dija synimin e tyre!/ Tv Klan

Share This Article
Leave a Comment