Video/ Ish-mesfushori i Skënderbeut i shënon Dinamos së Zagrebit në kampionat |

1 Min Read

Ish-mesfushori i Skënderbeut, Agon Elezi, gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e  Goricës, në duelin ndaj Dinamo Zagreb, që përfundoi me rezultatin 3-1 në favor të vendasve.

I huazuar nga gjermanët e Bochum, Elezi, shënoi golin e parë me fanellën e Goricës, në minutën e 27-të, ndërkohë që Dinamo Zagreb përmbysi sfidën në minutat 33, 75 dhe 90+6, falë golave të Kanga, Pjacës dhe Kulenoviç.

Në këtë duel u aktivizua titullar në radhët e Goricës edhe Pajazi, ndërkohë që Arbër Hoxha u hodh nga stoli në minutën e 62-të, duke asistuar për golin e tretë të shënuar nga Kulenoviç.

 

Share This Article
Leave a Comment