Vendos goli i Gimenez, Milani mposht Veronën në kampionat |

1 Min Read

Milani mposhti me rezultatin minimal 1-0 Veronën, në duelin e vlefshëm për javën e 25-të të Serisë A.

Golin e fitores për skuadrën e Sérgio Conceição e shënoi meksikani Gimenez, në minutën e 75-të. Pas asistit të Leaos, sulmuesi nuk fali me portën bosh.

Ky ishte goli i dytë i Jimenez me fanellën e Milanit ndërsa për kuqezinjtë kjo ishte fitorja e 11-të në 24 javë.

Duelin e radhës, Milani do e luajë në transfertë ndaj Torinos.

Share This Article
Leave a Comment