Unë nuk e dua mandatin nëse Rama vazhdon si kryeministër

1 Min Read

Edi Paloka, zbuloi disa detaje nga mbledhja e Këshillit, ku u miratua formula e zgjedhjes së Primarëve, që nis më 1 mars.

Edi Paloka: Ne miratuam në Këshillin Kombëtar, gjithë procedurën që do të ndiqet për primaret, nga regjistrimi, rregullat e zbatuara, caktuam datën 1 mars për zhvillimin dhe tani kandidatët janë duke plotësuar kërkesat që paraqitëm.

Gjithë përpjekja është për ta ruajtur dhe madje pse jo për ta përdorur këtë fazë të primareve, në këtë situatë kaq pozitive për PD, për të patur dhe një kulm tjetër.

Gara mund të ketë probleme ose mund të ketë pakënaqësi, unë uroj që  interesi personal të jetë fitorja e PD, jo marrja e një mandati të deputetit, një rrogë.

Share This Article
Leave a Comment