Tentuan t’i vidhnin sendet personale një 21-vjeçari, arrestohet 4 adoleshentët në Tiranë |

1 Min Read

Katër të mitur të moshave 15, 16 dhe 17-vjeç, janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se ditën e djeshme, në zonën e quajtur Ish-Fusha e Aviacionit, tentuan t’i merrnin me dhunë sendet personale një 21-vjeçari.

Më tej policia bën me dije se të miturit, dyshohet se janë të përfshirë edhe në ngjarje të tjera në Riranë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas marrjes së kallëzimit të një 21-vjeçari se 4 të mitur kishin tentuar t’i merrnin me dhunë sendet personale, kanë organizuar punën menjëherë dhe, pas veprimeve të shpejta dhe të koordinuara, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e 4 shtetasve të mitur, të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç.

Të miturit dyshohen se, ditën e djeshme, në zonën e quajtur Ish-Fusha e Aviacionit, tentuan t’i merrnin me dhunë sendet personale një 21-vjeçari.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera në Tiranë, ku dyshohet se mund të jenë të përfshirë këta shtetas”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Share This Article
Leave a Comment