Sulmi në Mynih me 30 të plagosur, humb jetën fëmija 2vjeçar

1 Min Read

Dy ditë më parë në Mynih, një 24vjeçar mori para me makinën e tij një turme me 30 persona përfshirë edhe fëmijë. Ditën e sotme një fëmijë dyvjeçar, i cili ishte plagosur rëndë humbi jetën.

24vjeçar afgan, Farhad. N u arrestuar menjëherë pas sulmit. Ai u arrestua në vendngjarje pasi oficerët e policisë hapën zjarr në automjetin e tij.

Sipas ministrit të Brendshëm bavarez Joachim Herrmann, 24vjeçari kishte aplikuar më parë për azil. Në të kaluarën, ai kishte pasur probleme me autoritetet për vjedhje dhe shitje të drogës, ndërsa punonte në një shërbim sigurie dhe në kohën e tij të lirë merrte pjesë në kompeticionet e bodybuilding.

The post Sulmi në Mynih me 30 të plagosur, humb jetën fëmija 2vjeçar appeared first on | Lajme.

Share This Article
Leave a Comment