Shiti një apartament dy herë përmes mashtrimit, arrestohet 67vjeçari në Fier

1 Min Read

Denoncimi është kryer nga shtetasi I. B., 45 vjeç, ku thotë se në apartamentin që kishte blerë në vitin 2016 jetonin disa shtetas të tjerë.

Pas hetimeve, rezultoi se shtetasi Nj. V., në vitin 2024 po këtë apartament, ja kishte shitur shtetasit M. D., 32 vjeç.

Në përfundim të veprimeve hetimore, u bë ndalimi i shtetasit Nj. V., 67 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Mashtrimi””, njofton policia.

Share This Article
Leave a Comment