Rama po i dërgon mesazhe, sepse ai s’e mban burgun

1 Min Read

Edi Paloka ka deklaruar  se kryeministri Rama po i dërgon mesazhe kryebashkiakut Veliaj, që ai të mos flasë.

Sipas Palokës, sulmi që Rama po i bën SPAK, është skema që duhet të besojë Veliaj që nuk është shitur prej kryetarit të tij.

Edi Paloka: Ai nuk do që Veliaj të besojë që e shiti Rama, sic ka ndodhur me të gjithë ata që i ka shitur ose hapur ose me marerëveshje.

Dhe Veliaj e ka bërë të qartë se, unë do flas nuk do hesht. Kjo është lojë diabolike, nuk është  njësoj si thotë Rama do flas nga zyra e kryeministrisë.

Kjo e ka trembur Ramën se e di që Veliaj nuk e mban burgun. Veliaj nuk është Beqja, që ja kalon dhe beqirit. Rama e njeh mirë Veliajn dhe e di që mund të flasë dhe kjo mund të jetë arsyeja që ai i tha se nuk të kam shitur unë,  por e kanë ditur prej kohësh që do arrestohet.

Rama e largoi nga drejtimi i Tiranës sic ka bërë me rastet e tjera, ai e dinte që ky do ishte përfundimi.

Share This Article
Leave a Comment