Pas ndarjes nga Meriton Mjekiqi, Ilnisa Agolli rigjen dashurinë? Ja detaji që nxori zbuluar gazetaren

5 Min Read

Gazetaren Ilnisa Agolli, edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë nga ndarja me moderatorin Meriton Mjekiqi, duket se Shën Valentini nuk e ka gjetur vetëm. Ajo ka postuar disa foto në Instagram e saj, teksa shfaqet e rrethuar me tullumbace me zemra, lule në duar, çokollata, dhe një arush. Edhe pse nuk e ka bërë të ditur për ndjekësit se nga kush i ka marrë këto dhurata në ditën e të dashuruarve, duket se Ilnisa pas ndarjes nga Meritoni, ka një tjetër mashkull në krah.

“Të zgjasë sa të dojë”, ka shkruar gazetarja, që duket më shumë si thumb për marrëdhien e saj të shkurtër me moderatorin nga Kosova.

Vetë reperi u duk sikur do të fliste shumë shpejt për këtë histori. Meriton në një intervistë është pyetur edhe për romancën e re që përflitet se e ka nisur me një modele. “Romancë e re me modelen Iren?”, u pyet moderatori, ndërsa tha: “Çfarë të them, të ruaj diçka për vete gjykojeni vetë se cila është e vërteta. Gjërat që mbesin kujtim janë të rëndësishme”, u shpreh Mjekiqi.

Ndërkohë i pyetur se kush mori vendimin për t’i dhënë fund lidhjes, Meriton Mjekiqi la të nënkuptohet se ishte vetë ai, por zgjodhi të mos flasë, sipas tij, për të ruajtur privatësinë e gazetares.

“Është një pyetje spec, por nuk do të doja të tregoja se kush, pse, ose cilat janë arsyet pse nuk jemi më bashkë. Është normale që kur nuk ecën diçka për 1,2,3 pika”, tha ai. Moderatori është shprehur se është single, duke shtuar se nuk e ka problem që nëse Ilnisa nis një lidhje të re, teksa theksoi “i uroj jetë të lumtur”.

Të shpeshta kanë qenë aludimet se familjarët e moderatorit kosovar, nuk e kanë pranuar partneren e re të djalit. Dhe në fakt, pas disa muajsh nga bashkëjetese të këtij çifti, duket se familja Mjekiqi, ende nuk pranonte Ilnisën si të dashurën e djalit. Nga ajo çfarë dihet, Ilnisa nuk ka shkuar kurrë tek shtëpia e Meritonit, pasi familjarët e tij ishin kundra kësaj lidhjeje. Në një intervistë të dhënë, gazetarja e konfirmoi një gjë të tillë, duke u shprehur se ende nuk kishte gjetur kohën.

“Vera ka qenë intensive për atë çfarë pritet të vijë dhe ende nuk kemi gjetur kohë”, tha shkurtazi Ilnisa, duke zgjedhur që mos të komentojë më gjatë raportin që ka me familjen e partnerit të saj. E teksa në Prishtinë situata ishte ende e nderë, në Tiranë, Meritoni u pranua si ‘dhëndër’. Vetë gazetarja ka zbuluar takimin e tij me vajzën e tij, por nuk ka përmendur në asnjë sekondë takimin me prindërit e saj, duke ngritur dyshimet se kjo lidhje, ndonëse është pranuar nga familja e saj, nuk shihet me sy edhe aq të mirë.

Nga ato çfarë kemi mundur të mësojmë, sherri mes tyre ka qenë për shkak të xhelozisë. Pas sherreve të vazhdueshme mes tyre, Meritoni ka vendosur të largohet nga shtëpia, për t’u rikthyer sërish në Kosovë. Pasi ka mbyllur disa angazhime në Prishtinë, është nisur drejt Nju Jorkut, ku edhe ka disa ditë që po qëndron. Nga ana tjetër, Ilnisa ka vijuar me angazhimet e saj në Tiranë. Që pas sherrit të parë, çifti është përplasur edhe disa herë, duke bërë që moderatori të largohet nga shtëpia, duke mos u rikthyer më.

Sherret për xhelozi janë mësuar edhe nga miqtë, që kanë zbuluar se Ilnisa ka shfaqur disa shenja xhelozie ndaj Meritonit, teksa ky i fundit ka vendosur që të mos japë më shpjegime rreth skenave që partnerja i ka bërë.

Share This Article
Leave a Comment