Ngjarje historike me rëndësi për kombin

1 Min Read

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali kujtoi sot mbledhjen e Kuvendit themelues të Universitetit të Prishtinës, një ngjarje me rëndësi kombëtare për Kosovën, por edhe për kombin shqiptar.

Spiropali theksoi se Universiteti i Prishtinës, i cili mban emrin e nderuar “Hasan Prishtina”, është ndër qendrat më të mëdha e më të rëndësishme arsimore, shkencore e kulturore shqiptare.

“Si sot, 55 vjet më parë, më 15 shkurt 1970, u mbajt mbledhja e Kuvendit themelues të Universitetit të Prishtinës, një ngjarje historike e arsimore, me rëndësi kombëtare për Kosovën, por edhe për kombin shqiptar.

Universiteti i Prishtinës, i cili mban emrin e nderuar “Hasan Prishtina”, me 14 fakultetet dhe 158 programet e tij, është ndër qendrat më të mëdha e më të rëndësishme arsimore, shkencore e kulturore shqiptare.

Përgjatë më shumë se gjysëm shekulli, Universiteti i Prishtinës ka arsimuar, formuar, edukuar dhe inspiruar dhjetra breza studentësh, pedagogësh e intelektualësh, personalitete të shquara të dijes, të luftës për çlirim, pavarësi, shtetformim, demokraci, zhvillim e progres, dhe ka shërbyer e vazhdon të shërbejë si një vatër e madhe e shqiptarisë.

Share This Article
Leave a Comment