TIRANË – Kreu i Grupit Parlamentar në Partinë Demokratike, Gazmend Bardhi ka reaguar pas investigimit të Piranjave të publikuar një ditë më parë për TEC-in e Roskovecit, ndërtimi i të cilit parashikohet në një tokë bujqësore me potencial të lartë prodhimi.
Në një postim në rrjete sociale, Bardhi thotë se do të depozitojë një kallëzim në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) me të gjitha provat që tregojnë se si kryetarja e Bashkisë së Fierit, Majlinda Bufi, dhe zv/kryeministrja, njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku kanë lejuar ndërtimin e TEC-it në shkelje të ligjit.
Bardhi shton se ligji mbi çdo interes personal duhet të jetë modeli i sjelljes së çdo zyrtari publik dhe e kundërta sipas tij është guxim prej krimineli që nuk mund të kalojë pa pasoja.
REAGIMI I GAZMENT BARDHIT:
Bëmat e shkeljes së ligjit nga Majlinda Bufi nuk kanë të sosur!
Çdo ditë dalin prova sesi Majlinda Bufi dhe Belinda Balluku nuk kanë prioritet interesin e qytetarëve, por kanë prioritet vetëm interesin e tyre personal. Të gjitha provat e shkeljes flagrante të ligjit në këtë rast të zbuluara nga investigimi i emisionit “Piranjat” do të depozitohen të hënën më SPAK. Uroj shumë që prokuroria speciale të ndëshkojë me forcën e ligjit abuzimin flagrant me ligjin dhe dëmtimin me dashje të interesit të qytetarëve.
Në një zonë bujqësore që me ligj nuk lejohet ndërtimi, nuk mund të ndërtohet vetëm sepse interesi personal korruptiv i Belindës dhe Majlindës e kërkon! Ligji mbi çdo interes personal duhet të jetë modeli i sjelljes së çdo zyrtari publik. E kundërta është guxim prej krimineli dhe që nuk mund të kalojë pa pasoja!
https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fgazmentbardhi.al%2Fvideos%2F608713408792839%2F&show_text=true&width=560&t=0