Në spitalin e qytetit të Bajram Currit mungojnë mjekët specialistë, ndaj banorët detyrohen të shkojnë në qytetin e Gjakovës, për vizita mjekësore por dhe nderhyrje kirurgjikale.
“Në Tropojë s’ka mjekë! Ne shkojmë në Gjakovë kur jemi sëmurë. Ata janë mjek të mirë dhe ne e kemi afër ndaj shkojmë atje”, tha një e moshuar.
“Mos me qenë spitali në Gjakovë ne vdesim të gjithë. Që kur është hap kufiri ne e marrim shërbimin atje. Shkojmë për çdo gjë, si për spital ashtu dhe për tregti. Çdo gjë atje është më lirë e më mirë. Këtu s’ka mjek, s’ka asgjë”, tha një tjeter banor.
Drejtori i spitalit, Kujtim Rexha pranon mungesën e stafit mjekësor ndërsa është shprehur se ka bërë kërkesë në Ministrinë e Shendetesise për mjekë specialiste, sidomos per kardiolog, pediatër, reanimator por s’kanë gjetur zgjidhje.
Spitali në qytetin e Bajram Currit i shërben rreth 30 mijë banorëve të Bashkisë së Tropojës dhe aktualisht ka 9 mjekë, prej tyre vetem 4 specialiste. Për shkak të mungesës së stafit janë të angzhuar edhe mjekë pensionistë.