FOTO/ Klotilda Bushka takon avokatin e Ajola Xoxës

2 Min Read

 Kryetarja e Komisionit të Ligjeve njëherësh dhe deputete, Klotilda Bushka është fotografuar ditën e djeshme (14.02.2024) rreth orës 13:05 në rrugët e Tiranës duke takuar avokatin e Ajola Xoxës, Ermir Betën. Fotografia është publikuat nga “Dosja.al” që raporton se është siguruar nëpërmjet një dëshmitari okular në zonën e “Shallvareve” në kryeqytet.

FOTO EKSKLUZIVE/ Klotilda Bushka takon avokatin e Ajola Xoxës

Avokati Ermir Beta dhe Klotilda Bushka

Ky takim mes avokatit Beta dhe deputetes Bushka ngre pikëpyetje mbi arsyen dhe ndikimin në rastin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe të bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.

“Po, e kam takuar vajzën në fjalë. Ina Goxhaj është kushërirë imja, e kam këshilluar të thotë të vërtetën, të marrë një avokat. Vetëm kaq. Nuk e kam penguar të thotë asgjë, as të thotë ndonjë të vërtetë, e kam kritikuar që adresa e shoqërisë ku ajo kishte qenë drejtoreshë nuk ishte ndryshuar, edhe pse unë e kisha kërkuar. Nuk e di çfarë presioni mund të ketë ndjerë në Prokurori kushërira ime që ka përcjellë keq deklaratat e mia. Unë nuk jam thirrur kurrë, nuk më është dhënë kurrë mundësia të dëgjohem”, tha Bushka të mërkurën.

Ndërkohë që Bushka ka mohuar çdo akuzë mbi rasin në fjalë dhe e ka quajtur veten të pafajshme, pse është takuar në rrugët e Tiranës me avokatin e Xoxës, e cila është në të njejtën çështje me atë?

/dosja.al/

Share This Article
Leave a Comment