EMRI/ Anëtar i një grupi kriminal të trafikut të drogës në Itali, arrestohet 39-vjeçari |

1 Min Read

Forcat Operacionale të Policisë së Shtetit kanë arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 26” është vënë në pranga shtetasi Oltjon Shtylla, 39 vjeç, i cili është kapur në Gramsh.

Raportohet se ai është dënuar nga Gjykata e Apelit të Firences me 4 vjet e 8 muaj burgim për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të 39-vjeçarit në Itali.

Share This Article
Leave a Comment