Dje festuan Shën Valentinin, ky është çifti që u përfshi në aksidentin në Pishkash ku humbi jetën 20-vjeçarja Megi Xhetani –

1 Min Read

Mediat kanë siguruar fotot e çiftit i cili u përfshi në orët e para të mëngjesit në Pishkash, ku humbi jetën 20-vjeçarja Megi Xhetani dhe u plagos rëndë 34-vjeçari Zef Sinani.

Ajo dhe Sinani jetonin së bashku në qytetin e Mamurrasit.

Sipas burimeve, çifti kishte udhëtuar drejt Pogradecit për të kaluar një ditë të veçantë së bashku për festën e Shën Valentinit, një moment që përfundoi në tragjedi.

Sipas policisë shkak i aksidentit sipas hetimit paraprak ka qenë humbja e kontrollit të drejtimit të lëvizjes së auto veturës e cila është përplasur me forcë me kamionin.

Share This Article
Leave a Comment