Bosi i klanit “Miri”: Shita drogë në një bandë për të shlyer borxhet e vëllait

1 Min Read

Sammy Miri, kreu i klanit “Miri”, është paraqitur në gjykatë i shoqëruar nga policia gjermane, i veshur me syze dhe kufje.

Oficerët e armatosur rëndë e ndihmuan të pandehurin të dilte nga makina dhe ta çonin drejt sallës së gjyqit.

Sipas gazetës gjermane Bild, ai e pranoi menjëherë fajësinë, duke pohuar se kishte trafikuar kokainë për një bandë shqiptarësh për të shlyer borxhet e vëllait të tij.

Miri u arrestua në Turqi dhe më pas u ekstradua në Gjermani, ku tashmë po përballet me drejtësinë.

Share This Article
Leave a Comment