A do të ketë reshje? Parashikimi i motit për ditën e Shtunë

1 Min Read

Për ditën e Shtunë, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me mot me alternime vranësirash e kthjellimesh përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Vranësirat do të pasohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra në veriperëndim në orët e mëngjesit e në pjesën tjetër të karakterit lokal.

Në jugperëndim, nga orët e mesditës, reshjet parashikohen të jenë të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar.

Share This Article
Leave a Comment