Tërmeti i vitit 2019 në Shqipëri ishte një ndër fatkeqsitë më të mëdha që vendi unë ka pësuar në histori ku la dhe dhjetra të vdekur.
Përveç viktimave sigurisht që kishte edhe dëme të shumtë materiale, por kjo sigurisht që kalonte në plan të dytë duke parë humbjet e jetëve.
Tifozat Kuq e Zi, ose siç njihen ndryshe “TKZ” morën një nismë shumë të bukur humanitare ku vendosën që të ndërtonin dy qendra shëndetësore me dhurime humanitare ku u mblodhën 30.000 euro nga ky tifogrup.
Por, ajo që dihet deri më tani është ndërtuar vetëm një qendër shëndetësore dhe një ndër personat që është marrë me këtë projekt është ish-anëtari i Kryesisë së TKZ-së, Ardit Saliaj.
Ai është pyetur shpesh nga kontribuesit e kësaj nisme se përse është ndërtuar vetëm një qendër dhe se ku kanë shkuar lekët e tjera, por deri më tani nuk ka pasur asnjë përgjigje apo edhe asnjë faturë të paraqitur nga ai edhe për ndërtimin e njërës qendër.
Më poshte keni edhe VKM-në e kësaj nisme. Si dhe mund të ndiqni edhe atë çka ai ka shprehur në atë kohë në një intervistë në A2 CNN.
https://youtube.com/watch?v=cB9gmhWoaa8%3Fstart%3D1%26feature%3Doembed
Ai do të shprehej:
Ideja ka lindur që neve të marrim përsipër ccdo lloj menaxhimi nga zero cent apo zero lekë deri në shumën totale që ne kemi mbledhur, që do të thotë. Ne gjithccka do ta pregatisim vetë, gjiccka do ta menaxhojmë vetë, por thjeshtë nga ana shtetërore kemi kërkuar një bashkëpunim, një ndihmë nga ana ligjore duke shmangur pjesën e burokracive, duke hequr pjesën e lejeve të ndërtimit apo gjithccka që nevoitet për të ndërtuar disa objekte por që shpresojmë dhe urojmë që gadishmëria nga ana tyre të vazhdojë të jetë në momentet e duhura.
Si fillim ka qenë për të ndërtuar një qendër dhe duke parë problematikën e shumtë të tokave që ndodheshin në Salmon të Durrësit, ndodhi që duhet ta anullonim atë projekt më pas është parë e nevojshme që të ndryshonim strategji të zbrisnim në terren dhe të vendosim dy ambulanca të vogla që mbulonin një komunitet akoma më të gjërë.
Shpresojmë që nga Arditi të kemi një përgjigje se ku kanë shkuar paratë dhe ne si medja e ftojmë që të thotë fjalën e tij sa i përket këtij skandali.
VKM-JA
MIRATIMIN E PROJEKTMARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE TIFOZËVE KUQ E ZI, PËR RINDËRTIMIN E DY QENDRAVE SHËNDETËSORE NË BASHKITË DURRËS DHE SHIJAK
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 20, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin e projektmarrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Tifozëve Kuq e Zi, për rindërtimin e dy qendrave shëndetësore në bashkitë Durrës dhe Shijak, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Autorizimin e ministrit të Shtetit për Rindërtimin për nënshkrimin e kësaj projektmarrëveshjeje.
Ngarkohen ministri i Shtetit për Rindërtimin dhe bashkitë Durrës e Shijak për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.