Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Don Boskos në Tiranë, pranë shkollës.
Dy automjete janë përfshirë në një përplasje, ndërsa dyshohet se më pas janë goditur me një pemë.
Fatmirësisht, ende nuk raportohet për të lënduar. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.