Sa ka kushtuar kontrata me Chris LaCivita? Përgjigjet Berisha: Nuk e fsheh, janë burime financiare të kristalta

1 Min Read

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha thotë se kontrata me Chris LaCivita për të drejtuar fushatën e PD-së është normale dhe me burime financiare të kristalta. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Berisha shprehet se sapo të marrë formën përfundimtare kontrata, do ta depozitojë në KQZ dhe do të bëjë publike sa ka kushtuar.

“Kontratë normale nga burime finianciare të kristalta. Sapo të marrë formën përfundimtare shuma unë do jua them. Do e depozitoj në KQZ. Nuk e fsheh kurrë, ta harrojë kush. Këta kanë publikuar shifra 20 milionë Euro, etj, etj, janë 20 milionë mashtrime. Unë kontratën, është me burime financiare të kristalta, është me transferta bankare, është në përputhje me ligjin dhe do depozitohet në KQZ. A mund të mendohet se ndodh ndryshe me kryestategun elektoral? Ai është Kryetar i Komitetit Kombëtar Republikan sepse duhet të mbrohet fitorja në vazhdim e republikanëve. Ky është një pozicion jashtëzakonisht i rëndësishëm. Është marrë për fushatën këtu,” tha Berisha.

Share This Article
Leave a Comment