Rruga KombinatPlepa, gati në Maj 2026, do t’i sjellë një zhvillim të madh zonës

1 Min Read

Ky investim për Ballukun, përveçse do të lehtësojë lëvizjen e automjeteve drejt Durrësit dhe anasjelltas, do t’i sjellë edhe zonës ku kalon një zhvillim më të madh në fushën e agroturizmit.

“Gjithë zona do të marrë një zhvillim tjetër turistik, pra atë të agroturizmit”, u shpreh Balluku.

Balluku e konsideron ecurinë e punimeve pozitive, ku gjatë 3 muajve janë kryer 25% e tyre, ndërsa garanton se brenda Majit të 2026, rruga do të jetë gati për drejtuesit e automjetve.

“Ky projekt të shkojë sa më parë drejt dorëzimit që e kemi sipas planeve në Maj 2026, por që ndoshta mund të përfundojë edhe më shpejt”, tha Balluku.

Tv Klan

Share This Article
Leave a Comment