Një aeroplan i Forcave Ajrore që transportonte Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio dhe kryetarin e Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Shentat, Sen Jim Risch, në Gjermani për Konferencën e Sigurisë së Mynihut u detyrua që të kthehej në Uashington pasi kishte pësuar një defekt.
“Këtë mbrëmje, gjatë rrugës nga Uashingtoni për në Mynih, avioni me të cilin po fluturonte Sekretari Rubio pati një problem mekanik”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce gjatë orëve të vona të së enjtes.
Incidenti në bordin e Boeing C-32, një variant i konvertuar i Boeing 757, ndodhi rreth 90 minuta pas fluturimit dhe avioni u ul i sigurt pak para orës 22:00 ET.
Sakaq, autoritetet ende nuk e kanë konfirmuar shkakun e këtij defekti, por sipas një raporti të AP, defekti lidhej me xhamin e kabinës.