Ngjarje e rëndë Janinë/ 45vjeçarja shqiptare hidhet nga çatia e hotelit, tentoi t’i shpëtonte…

1 Min Read

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të premte në Janinë, ku një shtetase shqiptare pasi  kishte denoncuar bashkëshortin e saj për dhunë në familje, u hodh nga çatia  e një hoteli, kur kuptoi se burri i saj ishte në recepsion duke e kërkuar.

Oficerët e policisë filluan kërkimin e burrit, ndërsa njëkohësisht i sugjeruan denoncueses që të instalonin në celularin e saj aplikacionin e butonit panik dhe ta transferonin në një ambient të posaçëm. Ajo nuk pranoi dhe u përgjigj se do të preferonte të shkonte të qëndronte me vajzat e saj në një hotel në Janinë.

Dhe kështu ndodhi. Por teksa ajo ishte në dhomë me fëmijët e saj, kuptoi se bashkëshorti kishte gjetur hotelin ku ata po qëndronin dhe se ishte në recepsion duke kërkuar të fliste me të. Pastaj ajo u frikësua aq shumë sa vendosi të hidhej nga dritarja.

Sipas informacioneve, gruaja është dërguar në spital e plagosur rëndë, por nuk ka të dhëna të mëtejshme për gjendjen e saj shëndetësore. Burri është arrestuar, por ende nuk ka prova që mund të mbajnë brenda në burg.

Share This Article
Leave a Comment