Përmes një postimi në rrjetet sociale, Jamarbër Malltezi, është shprehur se minjtë e urrejnë bufin, duke cilësuar kështu anëtarët e qeverisë së Ramës si të tillë.
Ai shkruan më tej se bufi siguron që popullata e hajdutëve të zvogëlohet dhe të mos dalë jashtë kontrollit.
Krahasimi që Rama i bëri ditën e sotmë Berishës erdhi pasi kryedemokrati paralajmëroi kryeministrin që të mos guxojë të protestojë para institucioneve të drejtësisë së re.
Duke e cilësuar prej ditësh kreun e Partisë Demokratike si buf të kënetës, Rama në një postim në Facebook, e konsideroi atë një rrezik dhe armik ndaj diversitetit, që shuan urinë me zvarranikët dhe amfibët.
“Bufi i kënetës është një plaçkitës folesh, i cili konsiderohet një rrezik edhe për shpendët shtëpiakë. Ai jeton mes zvarranikëve dhe amfibëve, me të cilët shuan edhe urinë. Trupi i tij grumbullon pesticidet dhe helmet kundër brejtësve, çka e bën helmues atë vetë. Konsiderohet edhe një specie shumë armiqësore ndaj diversitetit”, shkroi Rama në një postim në Facebook.