Korrupsioni me tenderat me tenderat në Bashkinë e Tiranës/ GJKKO kalon për gjykim dosjen ‘5D’, shpëton Erion Veliaj

1 Min Read

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen e njohur si “5D”. Të pandehur në këtë çështje janë Redi Molla, Mariglen Qato, Taulant Tusha, Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku dhe Nestor Muhametllari.

Duke qenë se të pandehurit kanë kërkuar gjykim të shkurtuar gjyqtarja Elsa Ulliri ka kërkuar plotësimin e trupit gjykues me dy anëtarë. Seanca e radhës është caktuar 21.02.2024, ora 12:00.

Të pandehurit e kanë zotëruar këtë shoqëri tregtare në mënyrë indirekte, duke përdorur persona të tjerë, si ortakë fiktivë në aktet e regjistrimit dhe funksionimit të shoqërisë, me të cilët ortakët e vërtetë të shoqërisë kanë pasur lidhje shoqërore dhe miqësore.

Nga hetimi ka rezultuar se shumat monetare janë nxjerrë nga sistemi bankar duke përdorur skemën e pagesës së faturave fiktive dhe janë depozituar përsëri më pas në gjendje cash në arkën e shoqërisë ose janë përdorur nga pronarët për të blerë pasuri.

Pavarësisht dëshmive dhe indicjeve, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj nuk është marrë i pandehur për këtë procedim penal.

Share This Article
Leave a Comment