FOTO/ Zgjedhjet e 11 majit, Komisioni Rregullator miraton modelin e fletës së votimit për votuesit nga jashtë

1 Min Read

TIRANË– Komisioni Rregullator ka miratuar ditën e sotme modelin e fletës së votimit për e nigrantët ose siç i e kanë cilësuar ata oër votuesit nga jashtë. Modeli i miratuar është sipas propozimit të anëtarëve Helga Vukaj dhe Muharrem Çakaj.

Sipas propozimit, fleta e votimit për emigrantët duhet të ketë elemente dalluese nga ajo për votuesit brenda vendit. Në modelin e miratuar krahas emrit në fillim të fletës “FLETË VOTIMI NGA JASHTË”, nga mbrapa do të ketë dy shirita vertikalë në ngjyrë të përafërt me të kaltrën.

FOTO/ Zgjedhjet e 11 majit, Komisioni Rregullator miraton modelin e fletës

Në mënyrë që kur të jetë e palosur, të dallohet nga fletët e votimit të votuesve brenda vendit. KQZ tani kalon në procesin e përgatitjes së procedurave dhe përgatitjes së zarfeve për postën dhe dërgimin në Diasporë të fletëve për votuesit e regjistruar, sipas afateve ligjore.

Share This Article
Leave a Comment