Dhunoi shefin e Financës, shkarkohet drejtoresha e spitalit të Dibrës/ Ja kush e zëvendëson |

2 Min Read

Ministria e Shëndetësisë ka shkarkuar nga detyra drejtoreshën e spitalit të Dibrës, 44-vjeçaren Irini Shehu.

Ky vendim është marrë pas skandalit të regjistruar dy ditë më parë, ku ajo goditi me send të fortë shefin e FInancës së spitalit të Dibrës, 37-vjeçarin Shaban Uklala.

Fillimisht ata kishin debatuar me njëri-tjetrin gjatë një mbledhje stafi dhe më pas debati ishte zhvendosur në zrën e shefit të Financës, ku i kishte shkuar e nervozuar drejtoresha e spitalit. Gjatë përplasjes verbale, Irini Shehu ka marrë një shishe dhe e ka goditur në fytyrë Shaban Uklalën duke i shkaktuar demtime.

Ky i fundit ka pësuar të çara në fytyrë dhe është qepur, teksa në orën 12:00 të mesditës, sipas vetë autoriteteve, ai ka shkoi dhe bëri denoncimin në Polici.

Por, kjo e fundit reagoi në orën 22:30, vetëm pas publikimit të lajmit në media, ku u raportua se 37-vjeçarit nuk i ishte pranuar denoncimi për shkak të mbështetjes që ka Irini Shehu nga Belinda Balluku dhe biznesmenë të tjerë.

Gjithsesi, drejtoresha e spitalit të Dibrës “ia hodhi” vetëm me një procedim penal në gjendje të lirë për veprën penale  “Plagosja e lehtë me dashje”.

Burime bëjnë me dije se në postin e drejtorit të Spitalit Rajona Dibër, pas shkarkimit të Irini Shehut është emëruar Astrit Ademi.

Irini ballë-çarësja, kandidatja më e egër e Nadir Çaushollit

Share This Article
Leave a Comment