Veriu i vendit është përfshirë gjatë natës dhe mëngjesin e sotëm nga reshjet e dëborës.
Sipas raportimeve akset rrugore Hani Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë -Theth, janë bllokuar nga dëbora që ka rënë gjatë natës, e cila vijon edhe mëngjesin e sotëm.
Autoritetet përkatëse vijojnë mbikëqyrjen dhe ndërhyrjen për të mbajtur rrugët të hapura dhe të sigurta për përdoruesit e automjeteve.