Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm deputetin demokrat Gazment Bardhin për akuzën e shpifjes dhe fyerjes.
SPAK kërkoi shpalljen fajtor të Gazmend Bardhit për vepren penale të shpifjes, në gjyqin ndaj Edmond Sulës, ish-drejtori i policisë Shkodër. Bardhi tha se Sula u emërua drejtor nga krimi.
Nga ana tjeter avokatet e Bardhit i thanë gjykatës që nuk mund të dënohet për deklarimet e parlament pasi ata janë bërë në cilësinë e deputetit, për këte arsye kërkuan të shpallet i pafajshem.
Gjykata e shpalli të pafajshëm.