Akuzohet për përdhunim në grup ndaj një turisteje suedeze! Dënohet me 11 vite burg 48vjeçari shqiptar në Kretë 

1 Min Read

I pandehuri, shtetas shqiptar me banim në Chania sipas Protothema, ka mohuar të gjitha akuzat, përveç vjedhjes, por nuk ka bindur gjykatën, e cila ka përsëritur vendimin e shkallës së parë dhe kështu ai do të kthehet në burgun e Grevenës, ku mbahej që nga arrestimi i tij në 2021. 

Ngjarja nisi të zbërthehej më 17 gusht 2021, kur një çift turistësh irlandezë kishin shkuar në plazhin e Platanias për të notuar natën. Me daljen nga deti, pak pas orës 01:00, ata zbuluan se teksa ishin duke notuar, nga çanta i kishin vjedhur një iPhone, një portofol dhe një orë me vlerë 500 euro . 

Share This Article
Leave a Comment