Sot, nga foltorja e Kuvendit, deputeti socialist Damian Gjiknuri ka treguar se çfarë janë dakordësuar PS dhe PD për Kodin Zgjedhor. Sipas tij, premisat kanë të bëjmë me lehtësirat administrative që ka kërkuar KQZ.
Sipas tij, palët politike janë dakordësuar për koston e votës që do të paguhet nga shteti si dhe ngritjen e një komision me natyre politike për administrimin e votës së diasporës përmes ZAZ përkatëse dhe VNV që do jenë në Tiranë.
Ai u shpreh se deri tani shifrat e regjistrimeve janë impresionuese, 130 mije deri tani dhe nëse i kalon 200 mije Shqipëria do te arrije një rekord.
Teksa u ndal te kërkesa e demokratëve për t’u mundësuar emigrantëve të votojnë me dokumente identifikimi të huaja, Gjiknuri shtoi se akti rregullator i KQZ mund të gjejë një zgjidhje interpretuese nëse këtë kërkesë e cilëson si të ligjshme.
Janë mbi 130 mijë shtetas që janë regjistruar. Me këtë rritën procesi mund të shkojnë mbi 200 mijë zgjedhës. Nëse do të jetë kjo shifër me pjesëmarrjen reale, Shqipëria do të realizojë një rekord. Sepse pak vende nisur nga raporti i zgjedhësve brenda vendit dhe atyre që do votojnë nga jashtë është një vlerë impresive mbi 14%. Madje as Kosovë që jetën politike e ka ndërtuar mbi diasporën nuk e ka arritur kur e ka përfshirë për herë të parë.
Premisat kanë të bëjnë me lehtësirat administrative që ka kërkuar KQZ për më shumë kohë me qëllim që zarfi të shkojë dhe të vijë tek qytetarët në kohë. Prandaj kemi kërkuar që ta shtyjmë këta afat të listave.