Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, një person qëllon në drejtim të Policisë

1 Min Read

Pas marrjes së informacioneve se një person lëvizte i armatosur në afërsi të Rinasit, efektivët e Policisë së Tiranës kanë organizuar një operacionin për kapjen e tij.

Burime për mediat thonë se në momentin që efektivët i janë afruar, i riu ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të policëve duke u rrezikuar jetën.

Fatmirësisht, nuk ka efektivë të lënduar. Pas të shtënave me armë, Policia ka arrestuar autorin. I riu i arrestuar është person me precedentë penalë të mëparshëm.

Share This Article
Leave a Comment